E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE miraton rezolutën për integrimin e Maqedonisë

Parlamenti Evropian (PE) në seancën plenare në Strasburg miratoi rezolutën për integrimin e Maqedonisë në BE.

PE me këtë rezolutë bëri thirrje për hapjen urgjente të negociatave për anëtarësim në BE, por duke shprehur keqardhje se Këshilli i BE-së nuk i ka ndjekur rekomandimet e deritanishme të Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian.

Kjo rezolutë më 16 mars ishte miratuar nga komisioni për politikë të jashtme të PE-së, ndërsa ishte mbrojtur edhe nga eurodeputeti bullgar nga grupi socialist dhe demokrat, Kristian Vigenin, i cili është caktuar raportues special për Maqedoninë, pas dorëheqjes së eurodeputetit slloven, Zoran Taler, pas një skandali korrupsioni.

Parlamenti Evropian ka shprehur shqetësimet lidhur me kontestin e emrit si dhe për krizën e fundit politike në Maqedoni, e cila mund të reflektohet edhe në marrëdhëniet ndëretnike.

Shqetësimet për krizën politike, rekomandimet për zgjedhje tw lira dhe demokratike, dhe plotësimi i Marrëveshjes së Ohrit në prag të shënimit të 10 vjetorit të saj, reformat në gjyqësor janë pjesë e rekomandimeve të rezolutës së Parlamentit Evropian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›