Kosovë, EULEX-i bllokohet në pjesën veriore

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar bllokada në rrugët në pjesën veriore të Kosovës, në shenjë kundërshtimi të kalimit të automjeteve të misionit EULEX.
Siç ka njoftuar policia e Kosovës, në dy rajone të ndara, banorët lokalë kanë bllokuar rrugën në Zupç të Zubin Potokut dhe në një fshat të komunës së Zveçanit.
Në Zupç, një “grup personash” e kanë detyruar personelin e EULEX-it të kthehet prapa në drejtim të Mitrovicës.
Policia thotë se bllokadat kishin zgjatur më tepër se një orë. Nuk është raportuar për incidente.