Velipojë, INUK shemb 40 objekte pa leje

40 objekte në plazhin e Velipojës janë shembur nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në bashkëpunim me komunën e Velipojës.
Sipas drejtuesve të inspektoriatit ndërtimor objektet janë ndërtuar në brezin e rërës pa leje prandaj është ndërhyrë tashmë që ka përfunduar sezoni turistik.
Sipas INUK do të prishen të gjitha objektet pa leje që janë ndërtuar pranë bregut të detit në të gjithë territorin e komunës së Velipojës.
Kjo ndërhyrje është në vazhdën e disa aksioneve që INUK në bashkëpunim me Komunën Velipojë kanë ndërmarrë për pastrimin e bregut të detit në plazhin e Velipojës nga ndërtimet pa leje gjatë viteve të fundit.