E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç: Statusi i kandidatit e arritur e madhe, Kosova ende kusht

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka deklaruar sot se dhënia e statusit të kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian, është arritje e madhe, por jo epokale.

“Epokale do të jetë kur Serbia ta kaloj kufirin magjik dhe të hyjë në BE me mundësi për të shfrytëzuar të gjitha potencialet dhe fondet”, tha Tadiç në një konferencë për shtyp në Beograd.

Sipas tij, “kushtet për fillimin e negociatave janë vazhdimi i dialogut për zgjidhjen e problemeve në Kosovë, në fushën e energjetikës dhe telekomunikacionit, dhe funksionimi i EULEKS-it dhe KFOR-it, në gjithë territorin e Kosovës”, tha presidenti serb dhe shtoi se “Serbia është e përkushtuar për realizimin e këtyre qëllimeve, ndërsa kusht është edhe vazhdimi i përmirësimit të bashkëpunimit dhe besimit me vendet e BE-së”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›