Nikoliç: I gëzuar për status të kandidatit, por mbetet skeptik

Njëri nga liderët e opozitës në Serbi, Tomisllav Nikoliç, ka përshëndetur dhënine e statusit të kandidatit për në Bashkimin Evropian për Serbinë, por është shprehur skeptik se kjo qeveri është e gatshme për të ecur përpara.
“Si serb jam i gëzuar lidhur me status”, tha Nikoliç, partia e të cilit do të jetë rivali kryesor i koalicionit qeverisës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale në Serbi.
“Çdo gjë tjetër është teatër, nëse Serbia nuk është e gatshme të ecë përpara, pas arritjes së statusit, dhe të mbetet e varrosur nën autoritetet, që e kanë udhëhequr këtë vend në mënyrë të pakuptueshme, gjatë 12 viteve”, tha Tomisllav Nikoliç, nga Partia Serbe e Progresit.