Kosovë, EULEX kontroll në banesën e vëllait të Limaj
PRISHTINë- Policia e EULEX-it bastis Ministrinë e Transportit dhe prona të familjes së kreut të kësaj ministrie, Fatmir Limajt. Lajmi konfirmohet ne portalin, Koha Net, ku behet e ditur se Policia e EULEX-it ka bastisur sot në qendër të Prishtinës banesën në të cilën jeton vëllai i ministrit të Transportit, Fatmir Limaj, Florim Limaj.
Forca të shumta të njësive speciale të Policisë së EULEX-it për rreth një orë kanë bllokuar kompleksin e banesave tek kinemaja ABC, ku jeton familja Limaj. Sipas këtyre burimeve, pretekst i bastisjes është dyshimi se ministri Limaj është i përfshirë në afera korruptive me rastin e disa aktiviteteve të prokurimit.
Po për këtë shkak, burimet theksojnë se janë bastisur edhe tri kompani përfituese të tenderëve të kësaj Ministrie.
Ndërkohë mësohet se ministri Limaj dhe kryeministri Thaci kanë braktisur seancën e Kuvendit, ku mbante fjalën ministri i Jashtëm italian Franko Fratini. Nuk dihet se prej kujt është kërkuar takimi por për Neës24 këshilltari i zotit Limaj, Endi Shabani nuk ka pohuar as nuk ka mohuar lajmin, por thjesht ka konfirmuar se po zhvillohet një takim mes ministrit Limaj dhe kryeminsitrit Hashim Thaci, ndërsa ka bërë të ditur lajmin se do të ketë dhe një komunikim me mediat të zëdhënëist të minsitrisë së Transporteve.
(m.a/BalkanWeb)