E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Thumanës refuzojnë dëmshpërblimet, jetojnë në kasolle

FUSHE KRUJE- Prej thuajse dy javësh, që prej ditës kur nisi aksioni për prishjen e shtëpive për zgjerimin e autostradës Fushë Krujë- Milot, rreth 150 banorë të fshatit Thumanë jetojnë në cadra e kasolle. Në kushte aspak normale, banorët janë strehuar në disa cadra në anë të rrugës ose kasolle të ngritura me copa dërrasash, cka i bën ata të jenë të ekspozuar ndaj shiut dhe ndridhjeve që shkaktojnë punimet në autostradë.

Ajo që është më e keqja është afati kohor se sa do të zgjasë kjo mënyrë jetese për këta banorë. Ata thonë se nuk mund të ndërtojnë shtëpi të rej me dëmshpërblimin e caktuar dhe për këtë arsye ata e kanë dërguar cështjen në gjykatë.

Ditë më parë fadromat shkatërruan shtëpitë në sipërfaqet e tokës ku do të zgjerohet autostrada. Aksioni u shoqërua me përplasje fizike me banorët të cilët pretendonin se nuk ishin lajmëruar më parë, të paktën për të larguar nga banesat e tyre orenditë dhe paisjet.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›