Kosovë, EULEX rrëzon akuzat ndaj drejtorit të doganave

EULEX ka rrëzuar akuzën e ngritur kundër drejtorit të doganave në Kosovë, Naim Huruglica. Pas këtij vendimi, drejtor i doganave të Kosovës nuk ka më barrë ligjore mbi vete. EULEX-i ka njoftuar se e ka rrëzuar aktakuzën kundër tij dhe Lulzim Rafunës.
“Ata ishin të akuzuar për “Shpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Abuzim të autorizimeve ekonomike. Aktakuza është hedhur poshtë në bazë të ligjit. Gjykatësi vendosi se nuk kishte mundësi reale që të dyshuarit të shpalleshin fajtorë gjatë gjykimit kryesor. Nuk kishte dyshime të bazuara se të dyshuarit kishin kryer vepër penale”, ka thënë EULEX-i në një njoftim.