Krasniqi: Diskutimet duhet të zhvendosen në institucione

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, si edhe bisedimet me Serbinë. Ai ka thënë se Kuvendi nuk është informuar ende zyrtarisht për asgjë, por sipas tij kjo duhej të ndodhte.
Edhe pse nuk ka përmendur aksionin e fundit të "Vetëvendosjes", Krasniqi duket se i është refuar sulmit me domate kur ka thënë se “rruga nuk është zgjidhja por diskutimet duhet të zhvendosen në institucione”.
Pas mbledhjes së Kryesisë, Krasniqi është përgjigjur edhe për imunitetin e deputetëve, duke deklaruar se nuk ka asnjë kërkesë për një gjë të tillë.