Liga e Europës, Tirana e Laçi luajnë shanset e kualifikimit
Sot, Tirana, skuadra shqiptare me më shumë ndeshje në Europë (61 të tilla) do të përballet me hungarezët e Zalaegerszegi TE në ndeshjen e kthimit në turin e parë eliminator të Ligës së Europës, ndërsa debutuesi historik shqiptar, Laçi, do të sfidojë bejllorusët e Dnepr Mogileve.
ZTE- TIRANA
Pas barazimit pa gola në “Qemal Stafa”, Tirana do të synojë minimalisht një barazim me gola në Hungari kundër Zalaegerszegi TE, çka do t’i sillte automatikisht kualifikimin. Tirana gjatë historisë së saj ndërkombëtare ka luajtur vetëm një herë kundër një skuadre hungareze: Ferencvaroshit: humbi 2-3 në Tiranë dhe fitoi 1-0 në Budapest. Nëse Tirana do të eliminojë skuadrën hungareze, Zalaegerszegi TE, atëherë do të përballet në turin e dytë me holandezët e Utrehtit. Kundërshtari i Tiranës, Zalaegerszegi Torna Egylet (ZTE), në historinë e tij ndërkombëtare, ka arritur të mundë edhe Mançester Junaitid, duke arritur një fitore historike në Hungari 1-0 me golin e minutave të fundit nga Bela Koplarovics. Megjithatë, në ndeshjen e kthimit humbi 5-0 në “Old Traford”, duke u eliminuar nga vazhdimi i kompeticionit.
DNEPR-LAÇI
Laçi barazoi 1-1 kundër Dnepr Mogileve në takimin e parë të zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit (gol i Bledar Marashit për laçjanët). Në takimin e kthimit debutuesve kurbinas u duhet patjetër të fitojnë, ose mininalisht të barazojnë nga rezultati 2-2 e sipër kundër skuadrës bjelloruse për të kaluar në turin tjetër. Laçi nëse ia del të kalojë bjellorusët e Dnepr Mogileve do të ndeshet me norvegjezët e Stabaek, skuadra që eliminoi sezonin e kaluar Tiranën në turin e dytë të kualifikueseve të Ligës së Kampioneve. Në turin e parë eliminator marin pjesë 52 ekipe, të ndara në 26 çifte (ndeshjet zhvillohen, më 1 dhe 8 korrik), ndërsa në turin e dytë do të krijohen 40 çifte ekipesh, e ku marin pjesë skuadra të tilla si Olimpiakos (Greqi, është çiftuar me Besën e Kavajës), Beshiktashi, Rapidi i Vjenës (skuadra e Hamdi Salihit dhe Atdhe Nuhiut). Kampionia në fuqi e Ligës së Europës është Atletiko e Madridit. Finalja do të luhet në Irlandë, në “Dublin Arena”, më 18 maj 2001.
LIGA E EUROPËS
TURI I PARË ELIMINATOR
NDESHJET E KTHIMIT
8 korrik 2010
Zalaegerszegi TE- Tirana 19:00
Dnepr Mogileve-Laçi
NDESHJET E PARA
1 korrik 2010
Tirana- Zalaegerszegi TE 0-0
Laçi-Dnepr Mogileve 1-1
TURI I DYTË ELIMINATOR
15/22 korrik 2010
Besa-Olimpiakos (Greqi)
Utreht-fituesja Tirana/Zte
Stabaek (Norvegji)-Laçi/ Dnepr Mogileve
8 Korrik 2010