E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati blindon Shnajderin, firmos Milito



Presidenti i Interit, Masimo Morati blindon Shnajderin, por nuk kërkon të shesë aspak as Mario Balotelin dhe as Dagllas Maikonin. Mund të qëndrojnë të gjithë, pasi deri tani nuk ka ardhur asnjë ofertë në lartësinë e duhur. Morati i komentoi kështu thashethemet për Marion: “Baloteli? Nuk e di, do ta shohim, më duket se është thjesht një thashetheme merkatoje, si ato që ndodhin shpesh në fillim të merkatos. Nëse më ka kërkuar të shitet? Nuk ma ka kërkuar kurrë dhe nuk shoh se përse më duhet ta bëjë një gjë të tillë”. Morati konfirmoi se ekziston një ofertë e Mançesterit për Shnajderin: “Oferta besoj së është e vërtetë, por nuk kam dashur as të kërkoj shumë për të mos rënë viktimë ndonjë tentative. Po e shijoj në Botëror dhe besoj se do të shijoj edhe te Interi për virtet e ardhshme”. Më pas edhe një mendim për Maikonin. “Jemi endë në fazën e lëvizjes së prokuratorëve. Mund të qëndrojnë që të dy, ai dhe Mario, dhe kjo do të ishte shumë mirë. A është e mundshme një shitje e dyfishtë? Nuk kam parë akoma një kërkesë të tillë që të justifikonte edhe largimin e njërit prej tyre”. Në fund edhe një sy Botërorit. “Ozil dhe Roben janë të zotë, por ne nuk jemi duke bërë ndonjë gjë. Edhe pse në futboll nuk mund të thuash kurrë...”.

SULMI I FERGUSONIT – Ka një interesim të gjigantëve ndërkombëtarë për Mario Balotelit. Pas Mançester Sitit, edhe Mançester Junaitid ka dalë në horizont, por në skenë janë edhe fuqi të tjera evropiane si Reali i Madridit (paqja me Murinjon është kryer) dhe Celsi. Më pak të kredituara, për motive ekonomike dhe mjedisi, janë kandidaturat e Milanit dhe Juventusit, edhe pse Mino Rajola (agjenti i Marios) i fton të gjithë dhe nuk hedh poshtë asnjë pistë. Në orët e fundit ka një interesimi të fuqishëm të Sër Aleks Fergusonit. “Jemi edhe ne”, tha drejtori teknik i Milanit, Branka. Megjithatë, trajneri legjendar skocez shtoi, se ofronte menjëherë 30 milionë euro, duke shtuar se do të jepte automatikisht një milion euro më shumë se çdo ofertë e bërë nga kushërinjtë e Mançester Sitit. Siti është gjithmonë e më shumë pranë të mëdhenjve të Premier Ligës, sidomos pas blerjeve të Zherom Boaten në vijën mbrojtëse, Jaja Turesë në mesfushë dhe David Silvës në fashën e majtë. Dhe me Baloteli-Tevez në vijën e parë, trajneri Roberto Mançini do të kishte disa lojtarë jashtë serie. Morati e vlerëson Balotelin jo më pak se 40 milionë euro, ndërkohë që gjithçka mund të përfundojë në kuotën e 35 milionë eurove. Me arsyen që ndërkohë nuk do të ketë zhvillime tratativa e Realit të Madridit për Maikonin. Ditët e fundit nuk kanë mbërritur sinjale të çdo lloji nga zyrat e Florentino Perezit dhe Horge Valdanos. Prokuratori i Mario Balotelit, Mino Rajola, gjatë një ndërhyrje në videoçatin e merkatos që zhvillohet në faqen online të gazetës italiane Gazzetta.it, sqaroi se lojtari nuk ka kërkuar kurrë të shitet. “Nuk ka kërkuar kurrë të largohet. Oferta e dy klubeve të Mançesterit? Oferta kanë mbërritur nga të gjitha klubet më të mëdha në Europë”. Në lidhje me ndonjë interesim të Realit të Madridit të Murinjos, Rajola tha: “Grindjet me Murinjon tashmë janë kaluar, e më pas Mario, në ndryshim nga të tjerët, di të kërkojë falje”.

MILITO
Pas disa javëve tratativash me agjentin e tij, Interi blindoi Diego Militon duke arritur një marrëveshje me sulmuesin argjentinas deri në vitin 2014. Lajmin e konfirmoi agjenti i lojtarit, Fernando Hidalgo, në përfundim të një takimi me zëvendëspresidentin dhe “ministrin e financave të zikaltërve”, Rinaldo Ghelfi. “Gjithçka është në rregull, - shpjegoi Hidalgo, - nesër (sot) do të firmosim kontratën, më pas do të fluturoj në Buenos Aires për të hedhur firmën edhe Diego dhe javën e ardhshme do të rikthehem në Italia për ta depozituar atë në Ligën e Futbollit”. Hidalgo nuk dëshiroi të zbulonte shifrën e kontratës, duke u kufizuar të thoshte se “ato që janë thënë në gazetar janë thuajse të vërteta”.

8 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›