Nis puna për rihatim të tekseve të historisë
Prishtinë - Ka nisur puna për rihartimin e tekseve shkollore të historisë në Kosovë. Procesi është pjesë e projektit të Këshillit Evropian "Interkulturalizimi dhe procesi i Bolonjës" që bashkëfinancohet nga Zyra Ndërlidhëse në Kosovë. Sipas Sekretarit të Përhershëm në MASHT, Enver Buçaj, ky proces po organizohet në bashkëpunim dhe konsultim të vazhdueshëm me ekspert ndërkombëtarë të fushave të ndryshme të arsimit, kryesisht nga vendet evropiane.
Në këtë proces kanë ndihmuar edhe organizata të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare të Evropës theksoi z Buçaj. Në vazhdim ai tha se se grupi i ekspertëve kosovarë qysh herët ka pas në dispozicion rekomandimet e Këshillit të Evropës (Rekomandim 2001/15) lidhur me mësimin e Historisë në Evropë në shekullin XXI në bazë të të cilave edhe është punuar në vazhdimësi.
Ky seminar i organizuar nga Këshilli i Evropës (KE), është një kontribut për avancimin e mëtutjeshme të punës sonë që arsimi shkenca dhe metodologjitë e mësimdhënies të jenë në koherencë më zhvillimet e gjithëmbarshme . Harmonizimi i PP me trendët bashkëkohore evropiane mbetet synim yni i përhershëm, ndërkaq ndihma e KE në këtë drejtim por edhe në trajnimin e mësimdhënësve është kontribut i çmueshem dhe i mirëseardhur tha në fund Enver Buçaj.
Në emër të ekipit të KE për projektin "Interkulturalizimi dhe Procesi i Bolonjës'', të pranishmit i përshëndeti edhe z. Amir Adzovicç, cili ndër tjera tha se Zyra Ndërlidhëse e KE (ZNKE) në Prishtinë, po implementon projektin, objektivat e të cilit janë të krijojë kushte për fuqizimin e mirëkuptimit interkulturor të komuniteteve të bazuar në të drejtat e njeriut, dhe edukimin interkulturor mbi perspektivën e të mësuarit gjatë gjithë jetës në harmoni me standardet dhe praktikat më të mira Evropiane.
Qëllimi i projektit "Interkulturalizimi dhe Procesi i Bolonjës " është të japë ndihmesë në reformimin e mësimdhënies së Historisë në Kosovë , në pajtueshmëri me standardet e KE (rekomandimi 2001)15 i Komitetit të Ministrave me vëmendje të veçantë, mësim dhënien e historisë brenda shoqërisë multikulturore theksoi Adzovic.