LDD: Të krijohet një qeveri teknike
Prishtinë-Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Berim Ramosaj tha se një qeveri e tillë do të mbulonte paaftësinë e qeverisë së tanishme. Ai tha në një konferencë për media se qeveria aktuale është e paaftë për të qeverisur apo ofruar zgjidhje për problemet ekonomike që e kanë kapluar vendin. Ka reaguar për këtë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, sipas të cilit Kosova ka një qeveri legjitime. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Berim Ramosaj kritikoi sot koalicionin qeverisës PDK-LDK për paaftësi në udhëheqje dhe ngecje të zhvillimit ekonomik të vendit.
Duke vlerësuar se qeveria Thaçi ka deficit të ekspertëve, Ramosaj sugjeroi krijimin e një qeverie teknike të unitetit, të përbërë nga ekspertë, e cila do të mund të tejkalonte paaftësinë e qeverisë aktuale.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Berim Ramosaj, tha në një konferencë për media se qeveria aktuale është e paaftë për të qeverisur apo ofruar zgjidhje për problemet ekonomike që e kanë kapluar vendin.
Ai gjithashtu kritikoi qeverinë për neglizhencë ndaj ndikimeve të mundshme të krizës ekonomike globale në vendin tonë, dhe për t’iu përgjigjur sfidave të zhvillimit ekonomik.Duke vlerësuar se qeveria Thaçi ka deficit të ekspertëve, Ramosaj sugjeroi krijimin e një qeverie teknike të unitetit, të përbërë nga ekspertë të spektrit të gjerë, e cila do të mund të mbulonte paaftësinë e qeverisë së tanishme. Por përjashtoi mundësinë e krijimit të qeverisë teknike nga koalicioni aktual.
Por zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi kundërshtoi kritikat e LDD-së dhe tha se qeveria aktuale është qeveri e njerëzve të shquar dhe ekspertëve, dhe e përgjegjshme për obligimet ndaj qytetarëve.
“Kosova ka një qeveri që ka fituar mbi dy të tretat në Kuvendin e republikës, një qeveri jo vetëm që ka ruajtur stabilitetin institucional dhe kohezionin nacional dhe ka një qeveri të shquar që ka ekspertë të lëmenjve të ndryshëm. E them shumë lirshëm, nëse e merrni numrin e njerëzve, nuk e di ku janë të tjerët, ku janë konkurrent por gjithsesi nuk dua të them se nuk ka njerëz tjerë eminent. Unë besoj që në këtë qeveri janë të bashkuara legjitimiteti politik dhe demokratik por edhe ai profesional”, ka theksuar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Kuçi ftoi të gjithë, pra edhe opozitën, që të ofrojnë të gjitha alternativat e mundshme që vlerësojnë se ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, e jo në hyrjen e dikujt tjetër në qeveri. Ndërkohë, nënkryetari i partisë opozitare Aleanca Kosova e re, Ibrahim Makolli thekson se sa i përket tejkalimit të sfidave të mëdha, nuk ka munguar uniteti politik dhe se nuk do të mungojë as në të ardhmen, sidomos sa i përket tejkalimit të sfidave ekonomike. rtk