Universiteti i Selanikut jep 25 bursa për studentë kosovarë
Prishtinë-Rreth 25 të rinj nga Kosova, do të ndjekin studimet me bursë në Universitetin e Shefilldit në Selanik. Për këtë arsye, në Prishtinë është nënshkruar sot një protokoll bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës dhe universitetit në fjalë. Kryeministri Hashim Thaçi pas nënshkrimit tha se qeveria do të kryej obligimet e veta që dalin nga ky protokoll pasi edukimi ka qenë dhe do të mbetet prioritet i saj:
Përfaqësuesi i Universitetit Shefilld, Laonis Vervedis, tha se përmes këtij programi të bursave ne po ndihmojmë zhvillimin e edukimit në Kosovë. Sipas tij kjo është një mundësi e mirë për të rinjtë kosovarë pasi universiteti Shefilld është ndër më prestigjiozët në botë.
“Përmes këtij protokolli ne po ofrojmë bursa të plota shkollimi për 25 kosovarë në një nga Universitetet më të njohura botërore. Ne jemi të kënaqur që përmes kësaj forme po kontribuojmë në zhvillimin e shoqërisë kosovare”, ka thënë z. Iaonis Vervedis.
Sipas kësaj marrëveshjeje të nënshkruar Kolegji City pranë Fakultetit Internacional të Universitetit të Shefildit, në Selanik – Greqi, për vitin akademik 2009/2010 do të sigurojë bursa për studimin e 25 studenteve nga Kosova. Në këtë kuadër, 10 bursa për studime bazë, 15 bursa për studime postdiplomike.
Pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit është edhe mbështetja për Administratën Publike të Kosovës, duke organizuar program master në drejtimin e Integrimeve Evropiane dhe Reformën e Administratës Publike, për zyrtarët e nivelit të mesëm dhe të lartë, gjatë vitit akademik 2010-2011.
Protokolli i bashkëpunimit përfshin edhe kurse për trajnimin e zyrtarëve të qeverisë në Teknologji Informative, përkatësisht E – qeverisje. Do të ofrohet asistencë teknike edhe për organizimin e arsimit para universitar.