E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, mijëra persona përkujtojnë Zoran Gjingjiçin

Beograd-Drejtuesit më të lartë serbë, presidenti Boris Tadiç dhe kryeministri Mirko Cvetkovic si dhe mijëra qytetarë nderuan sot në Beograd Zoran Gjingjiçin, kryeministrin reformator të vrarë në vitin 2003. Në mesditë, më shumë se 3.000 persona iu përgjigjën thirrjes së Partisë Liberale (LDP) të Cedomir Jovanovic, ish-bashkëpunëtor i afërt i Zoran Gjingjiçit për të marrë pjesë në një marshim në qendër të Beogradit në kujtim të kryeministrit proevropian, të vrarë nga një snajper më 12 mars 2003.

Ata vendosën fillimisht lule në vendin e atentatit, përpara një ndërtese të qeverisë, e më pas në varrin e tij, në varrezat e reja të Beogradit.

Zoran Gjingjiç u zgjodh në krye të qeverisë së parë reformatore serbe pas rënies së regjimit autokrat të Sllobodan Millosheviçit. Ai mori vendimin për dërgimin e këtij të fundit përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Hagës. Vdekja e Gjingjiçit shkaktoi një tronditje të madhe në Serbi, ku qindra mijëra vetë morën pjesë në varrimin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›