E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Fillon gjyqi ndaj 7 personave per perfshirje ne trafikim organesh

Sot ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine filloi procesi gjyqesor ndaj shtate personave te akuzuar ne rastin e njohur si Medicus qe ka te beje me perfshirje ne trafikim te organeve njerezore. Te gjithe ata perballen me akuza te trafikimit te personave me qellim te heqjes se organeve krimit te organizuar ushtrimit te paligjshem te veprimtarive mjekesore dhe shperdorimit te pozites zyrtare.

Sipas akuzes se paraqitur vitin e kaluar nga prokuroret e EULEX-it e cila eshte konfirmuar ne maj te ketij viti te akuzuarit kane qene te perfshire ne rekrutimin e 20 shtetasve te huaj nga Moldavia Kazakistani Rusia dhe Turqia te cileve pretendohet se u ishin premtuar nga 20 mije dollare per dhurimin e veshkave ndersa marresve te organeve u ishte kerkuar qe te paguanin nga 80 mije deri ne 100 mije dollare.

Te gjithe te pandehurit thane se nuk ndjehen fajtore. Procesi gjyqesor pritet te vazhdoje neser ne nje seance te mbyllur ku do te merret ne pyetje nje deshmitar i mbrojtur.

Akuzat per trafikimin e organeve kane te bejne me zhvillimet ne nje klinike private ne Prishtine ne vitin 2008. Nje transplantim i paligjshem i nje veshke qe ishte kryer ne ate klinike private ate vit kishte cuar ne arrestimin e tre udheheqesve te asaj klinike si dhe ne pezullimin nga puna te nje zyrtari te Ministrise se Shendetesise. Hetimet e policise atebote kishin zbuluar se nje shtetas turk kishte dhuruar nje veshke e cila ishte pranuar nga nje shtetas izraelit. Me pas te arrestuarit ishin liruar ndersa hetimet kishin vazhduar nga EULEX-i.

Ligjet ne Kosove ndalojne cdo veprimtari te transplantimit te organeve neper klinikat private.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›