Vasili: Shtrirje të mjekësisë integrative në Shqipëri
TIRANË- Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, dhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Integrative me qendër në Melbourn, Australi, Prof. Avni Sali, ndanë të njëjtin mendim për shtrirjen e mjekësisë integrative në vend. Vasili ka zhvilluar sot një takim me mjekun e njohur australian me origjinë shqiptare, i cili ka shprehur gatishmërinë e institutit që ai drejton për të bërë të mundur shtrirjen e mjekësisë integrative ( kombinimin e praktikave dhe metodave të mjekësisë alternative me mjekësinë konvencionale ) edhe në vendin tonë, duke sugjeruar se duhet intensifikuar puna në kuader të forcimit të promocionit shëndetësor.
Specializimet aftagjata në Melbourn dhe trajnimi i mjekëve dhe personelit shëndetësor u diskutuan gjithashtu gjatë takimit. Sali ka premtuar angazhim të Institutit të Mjekësisë Integrative në mbështetje të procesit të edukimit në vazhdim, që do të jepte një ndihmesë të madhe përsa i takon shtrirjes së mjekësisë integrative në Shqipëri.
Nga ana e tij, ministri Vasili ka ofruar gjithë mbështetjen e tij dhe të insitucionit që ai drejton për nisjen e këtij bashkëpunimi, ndërsa ka falenderuar Prof. Sali për ndihmën e dhënë deri më tani në përkrahjen e reformave të ndërmarra në shëndetësinë shqiptare.
Pak ditë më parë, ministri Vasili ka patur një takim me Jenny Bloomfield, ambasadoren e Australisë ku u vlerësua vendosja e sistemit të telemedicinës, që tashmë krijon mundësinë për ngritjen në një nivel të ri të komunikimit në mjekësi mes Shqipërisë dhe Australisë.
(m.a/ata/BalkanWeb)