Universiteti serb financon filmin për perandorin Kostandin
HOLLIVUD- Një prej universiteteve më të mëdha private në Serbi pritet të financojë filmin hollivudian, i cili i kushtohet perandorit romak Konstantinit të Madh, ku rolin kryesor pritet ta ketë aktori amerikan George Clooney.
Ky i fundit do të portretizojë perandorin e madh romak të lindur në qytetin e Nishit, Serbia e sotme. Në këtë film pritet të marrin pjesë edhe emra të tjerë nga Hollivudi, ndërsa produksioni vjen në vazhdën e filmave epik. Perandori Konstantin njihet ndër të tjera për institucionalizimin e fesë së krishterë.
“Është një fakt që ky perandor lindi në qytetin e Nishit dhe kjo është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar trashëgiminë kulturore serbe në mbarë botën u shpreh një prej producentëve të këtij filmi për gazetën serbe Blic.
(m.a/News24/BalkanWeb)