Kriza në Greqi, “këmbanë” alarmi në SHBA
SHBA- Një ndalim pagesash për Greqinë do të kishte pasoja në ekonominë amerikane. Ky vlerësim bëhet nga shefi i Rezervës Federale (FED) Ben Bernanke. Bernanke tha se një falimentim i koordinuar i Greqisë, do të shkaktonte panik për vendet e tjera dhe tension në bankat evropiane.
Ky fenomen do të krijonte paqëndrueshmëri në tregjet globale financiare dhe në fund të fundit, do të kishte pasoja domethënëse për ekonominë dhe financat e SHBA.Për këtë arsye, zoti Bernanke e cilëson vendimtare që partnerët evropianë të vazhdojnë në rrugën e projektuar duke u përpjekur për çështjen e krizës greke dhe krizën evropiane të borxhit.
Z. Bernanke tha se Rezerva Federeale është e përgatitur për masa shtesë me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane, e cila është penguar nga kriza e borxhit në eurozonë dhe shkalla vazhdimisht e lartë e papunësisë në Shtetet e Bashkuara.
"Do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet ekonomike dhe jemi të përgatitur për veprime të mëtejshme për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike në kontekstin e çmimeve të qëndrueshme," -tha zoti Bernanke.
Ai vuri në dukje se kriza e borxhit në eurozonë është një "rrezik financiar" për zhvillimin amerikan
(e.m/BalkanWeb)