Krasniqi: Bisedimet politike me Serbinë u mbyllën në 2007
PRISHTINË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, shprehu sot qëndrimin se nuk do të ketë bisedime politike me Serbinë, pasi sic tha ai, ato kanë përfunduar. Krasniqi i është përgjigjur interesimit të medias pas një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.
“Jam i bindur që bisedimet politike janë përmbyllur në Vjenë në vitin 2007, dhe në 2008-ën është shpallur pavarësia e Kosovës”, tha ai, duke shtuar se nuk sheh arsye për t’u zhvilluar bisedime politike.
Kryeparlamentari ka kujtuar se në mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës ka nxjerrë një rezolutë në fillimet e dialogut teknik me Serbinë, se “për atë që mund të bisedohet dhe për atë që nuk mund të bisedohet, madje më shumë për këtë të fundit”.
(m.a/BalkanWeb)