Kosove, Gashi: Te gjitha masat per gripin

Ministri Gashi, thekson se ne Kosove ende nuk ka vend per panik. “Kosova i ka bere te gjitha pergatitjet ne baze te rekomandimeve te OBSH-se. Nje prej rekomandimeve eshte qe vendi te pergatitet me vaksina. Ne kuader te nje pervoje globale eshte e nevojshme qe vaksinimi te behet per te pakten 25% te popullsise. Mundesite tona jane qe ne te kemi se paku 25% dhe kerkese e kemi bere qe te hyme ne radhe qe ne vjeshte te pajisemi me vaksina”, ka pohuar Gashi.
Nderkohe, sa i perket bashkepunimit me shtetet fqinje, ministri Gashi tha: “Me Republiken e Shqiperise dhe me Maqedonine ne shendetesi kemi raporte shume korrekte. Kemi kembim te informatave si dhe ne raste te vecanta kembim te materialit shpenzues dhe barnave. Si Kosove, ne jemi te pergatitur me material shpenzues dhe barna per mijera raste, ashtu siç e ka bere Shqiperia dhe Maqedonia”, ka sqaruar Gashi.
Perkunder rasteve te paraqitura me gripin e derrit ne rajon, ne Kosove deri me tani nuk eshte paraqitur asnje rast.