E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi/ 70 të vdekur nga alkooli

Më shumë se 70 vetë kanë mbetur të vdekur në krahinën e Gujarat në Indinë veri-perëndimore si pasojë e konsumimit të produkteve alkoolike jo cilësore. Numri i viktimave mund të rritet pasi shumë të tjerë që kanë konsumuar pijen e quajtur "Hooch", një produkt alkoolik vendas janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë. Policia indiane ka arrestuar një person të dyshuar për shitjen e alkoolit dhe gjashtë policë janë pezulluar nga detyra sepse nuk kishin kryer kontroll. Në provincën Gujarat shitja dhe konsumimi i lëndëve alkoolike është e ndaluar dhe lulëzon shpërndarja ilegale e pijes vendase "Hooch".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›