SHBA/ Analistët: Dorëheqja e Palin, pikëpyetje për të ardhmen e saj
Vendimi i Guvernatores së Alaskës, Sarah Palin për t'u larguar nga posti para përfundimit të mandatit të saj e çuditi botën politike dhe ka ngjallur pyetje dhe hamendje lidhur me të ardhmen e saj politike.
Analistët politikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë deklaruar se vendimi i papritur i zonjës Palin ka ngritur pikëpyetje lidhur me të ardhmen e saj dhe ka rihapur debatin nga fushata presidenciale e vitit të kaluar, lidhur me çështjen nëse ajo është, apo jo gati për t'u bërë zyrtare e lartë në nivel kombëtar. Rksperti për politikën në Institutin Amerikan Enterprise në Ëashington. John Frontier shprehet se "ky vendim i saj vetëm se do të përforcojë disa probleme që i kishin parë kritikët e saj, se ajo nuk është gati për këtë punë, apo se ajo është impulsive dhe se nuk përfaqëson interesat e një baze të gjerë amerikanësh, që presin nga ajo të ndjekë rrugën tradicionale në politikë." Analistë të tjerë thonë se vendimi i zonjës Palin për t'u larguar nga jeta politike mund t'i japë asaj kohë për ta fuqizuar imazhin e saj në sytë e publikut, që u bë objekt sulmesh gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar. Ndërsa Gerson Moreno Raino ekspert për politikat në Universitetin kristian Regent në Virginia Beach thekson se Palin mund të duhet të meremetojë marrëdhëniet edhe me disa prej përkrahësve të saj më besnikë, të cilët u zhgënjyen me vendimin e saj për t'u larguar nga posti i guvernatores, kur i kanë mbetur vetëm 18 muaj për ta përfunduar mandatin.
Por megjithatë Sara Palin mbetet një figurë polarizuese në anketimet kombëtare të publikut, ajo vazhdon të ketë mbështetje të madhe nga republikanët konservatorë, sidomos nga grupi i të krishterëve evangjelistë.