E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi/ Shpërthen granata, plagosen 2 policë

Dy policë mbetën të plagosur sot nga shpërthimi i një granate në një qytet serb pranë kufirit me Kosovën, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Tanjug. Policët e plagosur, pjesë e forcave speciale të policisë serbe, po kryenin një patrullim rutinë pas mesnatës së mbrëmshme kur një granatë goditi automjetin e tyre, njoftoi Ministria e Brendshme përmes një komunikate. Incidenti ndodhi në qytetin Lucane, pranë Bujanovcit, qendra administrative e Luginës së Preshevës. Ministri i Brendshëm Ivica Dacic deklaroi se sulmi kishte si qëllim "cënimin e integritetit territorial dhe të shtetit serb". Ai deklaroi se hetimet kanë nisur për zbardhjen e ngjarjes, por shtoi se mund të jetë e vështirë të gjenden autorët për shkak të tensioneve etnike dhe politike në atë rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›