E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merren në pyetje djemtë e Mubarakut

Agjencia zyrtare e lajmeve në Egjipt njoftoi se një prokuror hetues ka marrë në pyetje dy bijtë e ish-presidentit të vendit, Hosni Mubarak, lidhur me akuzat për korrupsion.

Të dytë, Xhamal dhe Ala, ishin dënuar më 2 qershor nën akuzat për korrupsion në një proces tjetër. Ata janë në burg që nga prilli i vitit 2011.

Akuzat e fundit ndërlidhen me blerjen e një pjesë të madhe të tokës në vitin 1993 nga një shoqatë, që atëkohë po udhëhiqej nga Ahmed Shafiq, kryeministri i fundit i Mubarakut dhe një mik i afërt i tij.

Agjencia e lajmeve MENA citoi gjykatësin, Osama El Saidi, të ketë thënë se toka është blerë nga vëllezërit me një shumë më të vogël nga vlera e tyre reale në treg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›