Apeli le në burg Elezajn e 2 punonjësit e “Fishekut”
30/03/2011 Kontrabanda e naftës. Avokatët: Qëndrimi në burg i biznesmenit, rrezik për jetën.
TIRANE-Biznesmeni i kompanisë “Euroil” Hajri Elezaj dhe dy punonjës të tjerë të kompanisë “Fisheku” do të mbeten në qeli deri në përfundim të hetimeve të Prokurorisë. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Apelit, e cila pasi shqyrtoi kërkesat e tre të arrestuarve vendosi t’i japë të drejtë përfaqësuesit të akuzës duke lënë në burg shtetasit Hajri Elezaj, Kadri Hajredinin me detyrë magazinier në firmën “Fisheku” dhe shoferin e kësaj kompanie Vladimir Kotecin. Tre të arrestuarit kishin kërkuar lirimin nga burgu dhe caktimin e një mase më të butë. Gjatë zhvillimit të gjyqit avokatët mbrojtës të biznesmenit Hajri Elezaj i kanë paraqitur togave të zeza një raport dhe disa analiza mjekësore ku tregonin gjendjen jo të mirë shëndetësore të biznesmenit të “Euroil”. Ata kanë kërkuar caktimin e një mase më të butë, pasi vendimi për qëndrimin në burg i Elezaj, mund të sillte probleme serioze për shëndetin e tij. Mirëpo pavarësisht këtyre kërkesave treshja e gjyqtarëve të Apelit ka vendosur caktimin e masës “arrest në burg” për Hajri Elezaj dhe dy punonjësit e tjerë të kompanisë “Fisheku”. Ndërkohë ditë më parë Apeli ka lënë në burg edhe Iliaz Fishekun, administrator i firmës “Fisheku”, Martin Fishekun dhe Bajram Fishekun bashkë administrator të firmës “Fisheku”, Dashamir Kasaj, specialist tek Drejtoria e Tatimeve, Edmond Ferraj, doganier në Vlorë, Flamur Merkaj asistent te firma “Fisheku” dhe Fadil Abdurramanin shofer i kamionit të firmës “Fisheku”. Të arrestuarit së bashku me disa persona të tjerë, ku njëri prej tyre është shpallur në kërkim ndërkombëtar akuzohen se kanë kryer kontrabandimin e rreth 18 mijë tonelatave naftë virgine. Në këtë skemë kriminale janë implikuar dhe inspektorë të kontrollit fizik në Drejtorinë e Doganave e të Tatim-Taksave, ku njësia antikorrupsion ka arrestuar disa prej tyre. Nga hetimet e zhvilluara deri tani është bërë e mundur të provohet se gjatë periudhës 2007-2009, sasi të konsiderueshme të nënproduktit të naftës bruto të përpunuar dhe të njohur si vergine, është tregtuar në territorin e Shqipërisë në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të konsumatorëve, duke e paraqitur atë si benzinë të pastër për konsum. Ky aktivitet është realizuar nga ana e subjektit privat “Euroil” sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Hajri Elezaj, si dhe në bashkëpunim me subjektin tjetër privat “Fisheku” sh.a, me ortak dhe administrator shtetasin Ilias Fisheku. Sasia e naftës vergine është blerë nga shoqëria e përpunimit të naftës “Armo” sh.a dhe në mënyrë fiktive është pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashtë shtetit. Por në fakt, ajo është shitur në tregun e brendshëm në kundërshtim me ligjin dhe duke mashtruar konsumatorin shqiptar.
Menaxheri në kërkim
Menaxheri i kompanisë “Euroil”, Bledar Rama, vazhdon të qëndrojë si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ai ka kryer veprime kriminale gjatë ushtrimit të detyrës së tij. Sipas Prokurorisë, Rama mendohet se është larguar në një nga vendet e Evropës Lindore. Lidhur me këtë çështje Prokuroria e Tiranës ka vënë në dijeni oficerët e zyrës së Interpolit, të cilët aktualisht janë duke bashkëpunuar me agjentë të Interpolit për të mundësuar arrestimin e Bledar Ramës.