E Diel, 1 Nëntor 2026

Pres. Obama Gadafi e di se regjimit te tij po i vjen fundi

Presidenti Barak Obama thote se kampi i udheheqesit libian Moamar Gadafi e di se sundimit te tij po vjen fundit nderkohe qe komuniteti nderkombetar shton presionin ndaj qeverise se Tripolit.

Ne nje interviste televizive dje Presidenti Obama tha se rripi eshte shtrenguar rreth zotit Gadafi madje perkrahesit e tij po fillojne ta kuptojne se ditet e tyre jane te numeruara. Ziti Obama tha se komuniteti nderkombetar duhet te shtoje presionin diplomatik ne menyre qe udheheqesi libian te vendose te largohet nga pushteti.

Forcat nderkombetare kane sulmuar pa pushim forcat pro-Gadafit per me shume se nje jave duke zbatuar rezoluten e Kombeve te Bashkuara per krijimin e zones se ndalim-fluturimeve. Fuqite boterore kane zbatuar gjithashtu sanksione financiare kunder qeverise se Libise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›