Kosovë, Graziani: Zvogëlimi i trupave të KFOR-it, çështje politike
Adriano Graziani, zëdhënës i KFOR-it, ka deklaruar të dielën se, zvogëlimi i numrit të trupave të misionit ndërkombëtar ushtarak në Kosovë, është çështje politike, por ai ka shtuar se KFOR-i është i gatshëm t'i kryejë detyrat e veta. Në në deklaratë të dhënë për mediat serbe Graziani ka thënë se në Kosovë janë të vendosur rreth 14.500 ushtarë të misionit ushtarak ndërkombëtar - ose KFOR-it. Ndërkaq në të tjera zhvillime nga Kosova, më shumë se 1 300 ish-pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë të gatshëm të riintegrohen në shoqëri sipas një projekti të NATO-s për risistemim. Projekti në vlerë prej 13 milionë eurosh që do të zbatohet nga UNDP-ja dhe Agjencia për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë, ka si qëllim riintegrimin ekonomik të ish-pjesëtarëve të TMK-së. Vazhdimi i shkollimit deri të hapja e bizneseve private, do të jenë mundësitë që do t'u ofrohen ish-pjesëtarëve që kanë mbetur jashtë përfshirjes në FSK ose forcën e sigurise se kosoves. Shuma e parashikuar për hapjen e bizneseve private apo vetëpunësimi është 2.500 euro.