E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Haxhinasto Tirana nuk mbeshtet idene e bashkimit kombetar

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto tha sot ne Prishtine se kufijte e Ballkanit perendimore jane te pandryshueshem ndersa bashkimi i shqiptareve mund te ndodhe ne Bashkimin Evropian. Ai i beri keto komente ne kuader te nje vizite dyditeshe ne Kosove gjate se ciles po takon udheheqesit me te larte politik te vendit. Ministri Haxhinasto tha se Tirana zyrtare mbeshtet fuqishem proceset politike ne Kosove perfshire edhe bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit.

Ministri Haxhinasto tha se Tirana nuk mbeshtet idete e bashkimit te Kosoves me Shqiperine duke nenvizuar se integrimi i shqiptareve do te ndodhe ne Bashkimin Evropian ku eshte edhe ardhmeria e tyre.

Teza per bashkime per shkembime territoresh jane teza te demshme qe nuk sherbejne aspak e aq me pak u sherbejne shqiptareve te cilet fatmiresisht kane qene kohet e fundit ne anen e duhur te historise kane perqafuar ato vlera te cilat qendrojne ne themel te civilizimit perendimor qendrojne ne themel te organizatave te tilla sic eshte Bashkimi Evropian.

Tirana do te mbeshtese Kosoven ne perpjekjet e saj per shtimin e njohjeve tha Haxhinasto gjate takimit me ministrin e Jashtem te Kosoves Enver Hoxhaj. Ministri Hoxhaj tha ne kete kuader se te dyja palet kane nje plan bashkerendues per vitin 2011.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›