Arvizu: KQZ të mos përdoret politikisht
18/03/2011 Arben Ristani: Institucioni funksionon në transparencë të plotë
“KQZ të punojë e lirë, të mos shndërrohet në një mjet që përdoret nga politika”
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, u bëri thirrje dje partive politike që të mos e shndërrojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në një mjet për t’u përdorur politikisht. Apeli i tij u bë gjatë një takimi që ambasadori zhvilloi dje me kryetarin e KQZ-së, Arben Ristanin. Por, përkundrazi, ajo duhet të jetë e lirë sa i përket vendimmarrjeve në lidhje me organizimin e zgjedhjeve vendore të 8 majit. “KQZ-ja duhet të lejohet të punojë e lirë dhe për më tepër nuk duhet të shndërrohet në një mjet që përdoret nga politika”, deklaroi ambasadori Arvizu. Duke iu referuar rëndësisë që kanë këto zgjedhje në këtë kohë, për kapërcimin e ngërçit politik, Arvizu theksoi se “një KQZ e pavarur do të ishte vendimtare për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale”. Gjithashtu, gjatë bisedës që zhvilloi në zyrën e kreut të institucionit më të lartë zgjedhor në vend, kryediplomati amerikan në Tiranë e inkurajoi kreun e KQZ-së në punën e tij të mëtejshme. “KQZ-ja të përdorë çdo mjet të mundur për të rritur transparencën dhe besueshmërinë në proces”, u shpreh ambasadori i SHBA-ve, Arvizu. Nga ana e tij, në takimin e djeshëm, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e informoi Arvizun mbi veprimtaritë e zhvilluara në drejtim të përgatitjeve të zgjedhjeve vendore të 8 majit. Kryetari i KQZ-së ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për zhvillimin e proceseve zgjedhore dhe demokratike në Shqipëri. Ndër të tjera, kreu i KQZ-së bëri një përmbledhje të veprimtarisë që ka kryer Komisioni për përgatitjen dhe ngritjen e të gjithë infrastrukturës njerëzore, nënligjore dhe logjistike në funksion të administrimit të procesit zgjedhor. Në përfundim të takimit, Arben Ristani i garantoi ambasadorit të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, se ka të gjithë vullnetin dhe angazhimin për funksionimin e KQZ-së në transparencë të plotë.
S’ka riformatim të KQZ!
Ashtu si kreu i KQZ-së, edhe ambasadori amerikan, Arvizu, është shprehur pak ditë më parë i mendimit se nuk ka kohë për të bërë ristrukturim të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kërkesa për riformatim të këtij komisioni është bërë nga opozita, e cila tashëm duhet të përballet edhe me refuzimin e bërë nga OSBE-ja, e cila dje deklaroi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të bëhen pas zgjedhjeve të 8 majit.
PS-PD asnjë negociatë
Pak javë nga zgjedhjet vendore të 8 majit, duket se nuk ka asnjë negociatë mes mazhorancës dhe opozitës për paketën e propozimeve të saj, që përbëjnë dhe kushtet për mbajtjen e votimeve. Më e rëndësishmja mes tyre është rikompozimi i KQZ-së. Kryetari i saj, Arben Ristani, është shprehur se nuk do të ndryshohen komisionerët e punësuar nga ky institucion si anëtarë të KZAZ-ve edhe pas regjistrimit të opozitës në komision.
OSBE: PS të marrë pjesë në KZAZ
Volfart: Kodi ndryshon pas 8 majit
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, theksoi dje se zgjedhjet po afrojnë dhe nuk ka më kohë në dispozicion për të bërë ndryshime në ligjin elektoral. “Tani nuk është koha për ndryshime në kod, pasi përgatitjet për zgjedhjet janë në fazën e tyre përfundimtare dhe qytetarët kanë nevojë për siguri ligjore. Kodi aktual ekzistues zgjedhor e jep këtë mundësi dhe një pjesë e kësaj sigurie është që të mos kemi ndryshime të papritura. Koha për ndryshime thelbësore do të vijë shumë shpejt kur të mbarojnë këto zgjedhje dhe të afrojnë të tjerat”, u shpreh dje nga Lezha ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart. Faktori ndërkombëtar në vendin tonë vijon të theksojë kërkesën për mosndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ambasadori i OSBE-së, ashtu si ambasadori amerikan Arvizu një ditë më parë, është shprehur nga Lezha se përgatitjet për zgjedhjet janë në përfundimin e tyre dhe nuk ka më kohë për ndryshime në kod. Gjatë vizitës në qytetin e Lezhës, ambasadori Volfart ka artikuluar edhe një herë rëndësinë që ka për të ardhmen e vendit zhvillimi i zgjedhjeve sa më të lira dhe të ndershme. Në daljen e tij publike të djeshme, ambasadori Volfart i ka bërë thirrje opozitës shqiptare që të bëhet pjesë e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve. Në këndvështrimin e tij, Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të drejta, pasi ka një Kod Zgjedhor dhe një prezencë të madhe të organizmave të huaja që e garanton këtë.