Hetimi i parlamentit, mazhoranca voton kërkesën e opozitës
18/03/2011 Ngrihet komisioni hetimor për veprimtarinë 5-vjeçare të Kuvendit
Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë kanë miratuar me 116 vota pro, 1 kundër dhe abstenim kërkesën e Partisë Socialiste për ngritjen e komisionit hetimor, i cili do të hetojë veprimtarinë e punës së Parlamentit. Kështu, komisioni hetimor, i cili do të funksionojë për një periudhë tremujore, do të kryejë hetimet e tij nga 2005 deri në vitin 2010-të, ku do të hetohet vendimmarrja e Kuvendit, që nga shërbimi e deri tek votimi i deputetëve në seanca plenare. Partia Demokratike ka pranuar kërkesën e bërë nga opozita, e cila ka dërguar edhe emrat e anëtarëve të saj në këtë komision. Për këtë arsye në Kuvend deputetët e PD-së u shprehën të gatshëm për ngritjen e tij. Kështu, kryetar i këtij komisioni mund të jetë Erjon Braçe, ndërsa deputetët Ilir Beqja, Arben Isaraj, Damian Gjiknuri. Në momentet e fundit mësohet se Partia Socialiste ka kryer zëvendësimin e anëtarit të saj në komisionin hetimor të deputetit Saimir Tahiri, dhe në vend të tij është emëruar deputetja Ermonela Felaj, e cila është dhe anëtarja e pestë që do të përfaqësojë opozitën në këtë komision. Nga ana tjetër maxhoranca parlamentare do të ketë shumicën e anëtarëve, të cilët do të jenë 6 nga 11 anëtarë që ka komisioni. Kështu Jemin Gjana, Edmond Spaho, Arenca Trashani, Fatos Beja, Edi Paloka e Paulina Hoti do të jenë përfaqësuesit e mazhorancës në këtë komision.
Shërbimet shoqërore
Në seancën e djeshme plenare axhenda e punimeve parlamentare në rend të ditës parashikonte shqyrtimin e disa ndryshimeve në ligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”. Ky ligj u bë shkak i akuzave të ndërsjella nga deputetët në Kuvend, ku deputeti Erjon Braçe theksoi se ky ligj është antieuropian. “Ky ligj në vend që të parandalonte varfërinë, e shpërndan atë anembanë Shqipërisë, ku 98 mijë familje jetojnë në varfëri ekstreme”, u shpreh Braçe. Nga ana tjetër, ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Ksera, duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të deputetëve theksoi se me miratimin e kësaj strategjie synohet që gjatë 2010-s numri i personave të varfër që jetojnë në vend do të jetë zero, nga 36 mijë që janë aktualisht.
Objekti i hetimit
Në kërkesën e PS-së bëhet me dije se objekt i hetimit të komisionit do të jetë: “Hetimi i Byrosë së administratës së Kuvendit, në lidhje me përcaktimin e strukturës dhe organikës së administratës ndihmëse të Kuvendit dhe zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil apo atij të punës në rekrutimin, transferimin apo ndërprerjen e marrëdhënieve të punës të personelit të administratës”. Gjithashtu, opozita thekson se objekt është “hetimi i funksionimit të stafit ndihmës të Kuvendit, puna që ata kryejnë dhe shpërndarja e punës në komisione, zbatimi i kërkesave ligjore për respektimin e procedurave në shqyrtimin e projektligjeve, si dhe emërimet e Kuvendit në institucionet dhe entet në varësi të tij, si dhe hetimi i integritetit dhe efeciencës së sistemit të votimit elektronik të Kuvendit”
Fatos Hoxha voton “kundër” komisionit
Vota e vetme “kundër” kërkesës së opozitës për ngritjen e komisionit hetimor që do hetojë veprimtarinë e Kuvendit të Shqipërisë, gjatë votimit të djeshëm ka qenë vota e shprehur nga deputeti i PD-së, Fatos Hoxha. Gjithashtu, burime brenda Kuvendit bëjnë me dije se njëra nga abstenimet e dhëna nga deputetët e pranishëm në votim ka qenë ajo e kryetarit të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, Ilir Rusmailit. Kuvendi miratoi gjithashtu dje vetëm me votat e mazhorancë edhe 7 projektligje të tjera të rëndësishme. Opozita, pavarësisht prezencës së saj në sallë, nuk mori pjesë në votim, duke bërë që ligjet e tjera të miratoheshin me vetëm 71 votat e mazhorancës.
Anëtarët e komisionit
Erjon Braçe (kryetar)
Ilir Beqja PS
Ermonela Felaj PS
Damian Gjiknuri PS
Arben Isaraj PS
Jemin Gjana PD
Edmond Spaho PD
Arenca Trashani PD
Fatos Beja PD
Edi Paloka PD
Paulina Hoti PD