Tirane arrestohet i dyshuari per vrasjet ne Shkoder Admir Tafili
Admir Tafili i dyshuar per vrasjet e ndodhura sot ne Shkoder eshte arrestuar ne Tirane. Ai ishte shpallur ne kerkim pas dyshohet se ka vrare vellezerit Pjetrushi. Tafili u arratis nga burgu ne tetor te vitit 2010. Ai ishte denuar me 24 vjet burg per plagosjen e ish shefit te polices ne Malesine e Madhe.
Dy vellezer nga fshati Grude i Shkodres u vrane sot ne nje prite teksa shkonin per ne pune. Mesohet se viktimat ishin vellezer te Prel Pjetrushit ish-shef i krimeve ne Malesine e Madhe. Sipas te dhenave te deritanishme viktimat jane Nikolin Pjetrushi 43 vjec dhe Gjovalin Pjetrushi 25 vjec. Dy vellezerit ishin nisur ne mengjes per ne pune me nje mjet tip Audi kur ne nje kthese kane rene ne nje prite te ngritur posacerisht per ta. Ata gjendeshin ne vendet e para te automjetit dhe si pasoje nuk kane mundur tu mbijetojne plageve te shumta. Policia e Shkodres ende nuk ka dale zyrtarisht per motivet e ngjarjes por nderkohe dyshohet se shkak eshte gjakmarrja. Vellai i viktimave ish-shef i krimeve ne Malesine e Madhe kishte konflikt te hapur me familjen Tafili. Admir Tafili i arratisur ne tetor te vitit te kaluar ishte denuar per plagosjen e Prele Pjetrushit ne vitin 2001 dhe ndodhej ne qeli prej korrikut 2002. Nderkohe i vellai Genc Tafili ishte denuar me 25 vite burg per vrasjen e ish-drejtorit te policise se Shkodres Arben Zylyftari ne korrik te vitit 2000. Gjate operacionit ku mbeti i vrare kolonel Arben Zylyftari u vra edhe i ati i vellezerve Bahri Tafili i kerkuar per vrasje. Per kete Admir Tafili kishte akuzuar gjithnje ish-shefin Prel Pjetrushi.