E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/ Helmimi i nxënësve, ende enigmë

Edhe pse është konfirmuar se mostrat toksikologjike kanë arritur në Gjermani, konkretisht në Institutin e Forcave Gjermane në Berlin, rezultatet e helmimit të 120 nxënësve të Fushë-Kosovës ende nuk janë zbardhur.
"Ne kemi marrë konfirmimin se mostrat kanë arritur në Institutin e Forcave Gjermane në Berlin, ku përveç mostrave toksikologjike janë marrë edhe mostra të ajërndotjes në vend të ngjarjes,. Kemi marrë premtimin se të gjitha analizat në mënyrë të detajuar, pasi të analizohen mirë e mirë do të sillen në Kosovë për t'i dhënë fund çdo dileme", ka thënë Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së për të përditshmen "Kosova Sot".
Fazliu ka premtuar se, së shpejti do të kthehen rezultatet e mostrave, mirëpo nuk ka bërë më dije se kur do të ndodhë kjo. "Besojmë se sa më shpejt që të jetë e mundur do të përfundojë analizimi i këtyre mostrave në shtetin gjerman, por nuk kemi datë të saktë kur do të bëhet kjo", ka thënë ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›