"Katër ministri maqedonase kanë keqpërdorime"
Prokurori i Përgjithshëm i Maqedonisë në një prononcim për BBC-në ka thënë se do të hetojë të gjitha rastet për keqpërdorim që ka publikuar Revizioni Shtetëror.
Deputetët e partisë qeverisëse VMRO DPMNE nuk lejuan të premten zhvillimin e një mbledhje të një komisioni në parlament ku Revizioni Shtetëror do të duhej të prezantont parregullsitë që ka gjetur në Ministritë e Jashtme dhe të Transportit.
Më herët, ky institucion tha se parregullsi ka patur edhe në ministritë e Punës dhe të Drejtësisë.
Nga qeveria nuk ka pasur reagime, ndërkohë ministritë nëpërmjet komunikatave kanë thënë se puna e tyre është e bazuar në ligj.
Por Prokurori i Përgjithshëm, Lupço Shvrgovskli i tha BBC-së se është duke hetuar shqetësime te ngritura nga revizori shtetëror.
Revizorët në raportet e tyre për punën e ministrive thonë se në katër prej tyre janë harxhuar disa milionë euro në mënyrë jo të rregullt dhe kundër ligjore.