Armeni, protesta kundër marrëveshjes me Turqinë
Disa mijëra qytetarë armenë dolën në rrugët e kryeqytetit Erevan për të protestuar kundër qëllimit të qeverisë së tyre për nënshkrimin e një marrëveshjeje historike për pajtimin me Turqinë.
Manifestuesit, numri i të cilëve arrinte deri në 10 000 persona mbanin në duar pankarta ku shkruhej "nuk ka lëshime për turqit".
Ata u mblodhën në qendër të qytetit në monumentin dedikuar viktimave të masakrave të armenëve nën perandorinë osmane, e cila është e vendosur në një kodër.
Turqia dhe Armenia do të nënshkruajnë nesër, me ndërmjetësimin e Zvicrës, marrëveshje historike që parashikojnë normalizimin e marrëdhënieve të tyre dypalëshe, të acaruara nga çështja e masakrave armene, cilësuar si gjenocid nga Erevani.
Në një dokument dhënë presidentit armen, protestuesit i kërkuan këtij të fundit për mosnënshkrimin e marrëveshjeve.