Pranga 28-vjeçarit, kapet me 85 rrënjë cannabis sattiva

Drejtoria e Policisë Shkodër, ka bërë të mundur, finalizimin me sukses të një operacioni, ndërsa ka sekuestruar 85 rrënjë bimë cannabis dhe dy armë gjahu, sikurse ka vënë në pranga dhe autorin.
Nga Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Shkodër, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Kin Plepi 28 vjeç.
Arrestimi u tij u bë pasi në banesën e tij, në fshatin "Logu i Gegajve", Komuna Shllak, u gjetën dhe u sekuestruan në cilesinë e provës materiale 2 armë gjahu, të cilat ky shtetas i mbante pa leje, si dhe në një largësi rreth 18 metra nga banesa e tij, iu gjetën të mbjella në kubik 85 rrenjë bimë narkotike canabis sattiva, të cilat ishin të vendosura në një enë plastike.
Materialet në ngarkim të tij, iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të "Kultivimit te bimeve narkotike" dhe "Mbajtjes pa leje te armeve sportive”.