Ekstradohet nga Italia i dënuari për mospagim taksash

Një 37 vjeçar nga Korça është ekstraduar nga Italia pasi ishte shpallur në kërkim për mospagim të taksave dhe tatimeve.
37-vjeçari Genci Dadushi është ekstraduar nga Mozzano në Itali pasi gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "Mospagimit të taksave dhe tatimeve".
Ndërkohë ekstradimi i 37-vjeçarit u bë i mundur falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën.