E Diel, 1 Nëntor 2026

Beqja: Saliu fal borxhet, se i varfëroi shqiptarët

TIRANE- Deputeti i Partisë Socialite Ilir Beqja reagoi sot në lidhje me faljet që janë bërë nga amnistia fiskale, e cila sipas ministrit të Financave Bode hyn në fuqi në mes të muajit maj. Sipas Beqjas, Saliu dhe qeveria e tij nuk mund të bënin gjë tjetër vecse të falnin, në një kohë kur në 6 vite qeverisje vetëm kanë rritur cmimet e papunësinë.

“1 milionë shqiptarë janë të papunë. Edhe zyrtarisht pranohet që në 4 vitet e fundit 20 mijë veta e kanë humbur vendin e punës. Shqiptarët nuk mund ta paguajnë faturën e energjisë sepse që kur Saliu erdhi në pushtet fatura e energjisë është rritur me 60%. Shqiptarët nuk mund ta paguajnë faturën e energjisë sepse buka vaji, sheqeri orizi janë shtrenjtuar sepse janë monopole të oborrit të Saliut”,- tha Beqja.

Beqja duke treguar një pasqyre fiskale 3 mujore tha se ajo mohon mrekullitë ekonomike që qeveria thotë se ka arritur. “Sot Ministri i Financave nuk pati guximin të tregojë dështimin në administrimin e financave publike. Në tre muajt e parë të vitit deficiti buxhetor është 120 milionë dollarë, 3 herë më i larët se në 2010 po ashtu tre herë më i lartë se në 09, në shërbim të kusarisë elektorale Saliu po shpërdoron financat publike. Pasqyra fiskale e Ministrisë së Financave përgënjeshtron mrekullinë ekonomike të Saliut”,- shtoi Beqja.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›