Kosovë, Jahjaga dënon incidentin në Mitrovicë
PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dënon incidentin që ndodhi mbrëmë në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës.
Presidentja Jahjaga vlerëson se aktet e dhunës janë të patolerueshme dhe të papranueshme që nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në vend.
Ajo u bëri thirrje gjithë qytetarëve që të tregojnë maturi dhe qetësi dhe që zgjidhjen e të gjitha çështjeve ta bëjnë përmes rrugëve institucionale duke respektuar ligjin.
Jahjaga, ndër të tjera u bën thirrje organeve kompetente të hetojnë rrethanat që çuan te ky incident dhe të ndërmarrin të gjitha masat që autorët e tij të arrestohen dhe nxirren para drejtësisë.
(ma.ar/BalkanWeb)