E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbisë mund t’i vonohet statusi kandidat nga Gjermania

BERLIN - Vetëm një muaj na ndan nga një vendim i rëndësishëm që mund të merret në Bruksel për aplikimin e Serbisë për statusin kandidat në Bashkimin Europian dhe ëebsajti i njohur “Balkaninsight” ka mësuar se Gjermania mund ta vonojë një vendim të tillë, të shumëpritur për Beogradin.

Shkak për këtë mësohet të jetë mosangazhimi i Serbisë për të rinisur dialogun me Kosovën dhe për të zbatuar ato marrëveshje që janë arritur në Bruksel, mes dy vendeve.

“Një vendim për kandidaturën e Serbisë mund të shtyhet nëse Beogradi nuk zgjidh problemin me Kosovën”-mësohet të jetë shprehur një diplomat në Bruksel për “Balkaninsight”.

Ndërkohë, ambasadori gjerman në Beograd Ëolfram Maas ka refuzuar të komentojë mbi këtë informacion, por ka theksuar se vendet anëtare të BE-së janë duke menduar se çfarë qëndrimi të mbajnë rreth kërkesës së Serbisë, në lidhje me statusin.

Ambasadori gjerman në Serbi gjithashtu ka shtuar se pozicioni i Gjermanisë është i qartë, duke pasur parasysh edhe deklaratat e kancelares Merkel gjatë vizitës në Beograd, në muajin gusht.

Një prej këtyre kërkesave ishte që Beogradi të braktiste të ashtuquajturat institucione paralele në veri të Kosovës.

(news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›