Kosovë, Jaroslava Novotna në krye të Prokurorisë së EULEX

EULEX ka emëruar Jaroslava Novotnan si kryeprokurore të re të tij. Novotna ka punuar si prokurore për më shumë se tridhjetë vjet, ndërsa kohët e fundit ka punuar në Prokurorinë Supreme të Republikës së Çekisë.Në një njftim për shtyp, EULEX, bën me dije se Novotna ka një përvojë të specializuar në trajtimin e rasteve të ndërlidhura me trafikimin e drogës dhe krimin e organizuar.
Po ashtu, ajo është specialiste në bashkëpunimin ligjor për çështje penale. Novotna ka qenë përfaqësuese e Republikës së Çekisë për Misionin Eurojust në Tribunalin e Hagës, ku është marrë kryesisht me bashkëpunimin gjyqësor ndërmjet Republikës së Çekisë dhe autoriteteve tjera kompetente të vendeve anëtare të BE-së.
Ndërkaq në një njoftim thuhet gjithashtu se Kryeprokurorja e sapoemëruar e EULEX-it do të fillojë detyrën e saj menjëherë.