Rumani, 2 vite burg për ish kryeministrin rumun
Ish kryeministri rumun, Adrian Nastase është me 2 vjet gjatë ditës së sotme nga Gykata Supreme me 2 nën akuzat për korrupsion, në një proces gjyqësor që është monitoruar nga Bashkimi Evropian.
Nastase, i cili ka udhëhequr qeverinë e social-demokratëve në mes të vitit 2000-2004 është akuzuar se për të financuar fushatën elektorale të 2004-ës ka marrë nga buxheti i shtetit 1.7 milionë euro.
Edhe pesë persona tjerë janë dënuar me 6 vjet burg për “abuzim të interesave të publikut”.
Ish kryeministri, i cili nuk ishte i pranishëm në gjykatë, në momentin e dhënies së verdiktit, ka thënë për televizionin Realitatea se do ta apelojë vendimin.
Ky verdikt “është qartazi rezultat i presionit që u bë mbi gjykatësit”, ka thënë Nastase.
Ai ka thënë se nga provat që ka ofruar në gjykatë është parë se ai është i pafajshëm dhe se rasti i tij është i “motivuar politikisht”.
Muajin e kaluar Nastase është shpallur i pafajshëm në një tjetër rast korrupsioni, ndërkohë që përballet me një proces të tretë gjyqësor në lidhje me një marrëveshje për shtëpinë e tij luksoze, e cila thuhet se është ndërtuar në këmbim të emërimit të kreut të firmës ndërtuese si ministër.