E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, KFOR: Barrikadat në Veri të jashtëligjshme

KFOR-i ka shpërndarë mesazhe për serbët në barrikadat e vendosura në Veri të Kosovës. Në letrat e ndryshme të shpërndara me helikopter, shkruhej se KFOR-i pranon të drejtën për protesta paqësore, por barrikadat janë të jashtëligjshme. Aty thuhet se KFOR-i në bazë të rezolutës 1244, ka për qëllim të kthejë lirinë e lëvizjes.
 

Autoritetet kosovare kanë thënë se, është përgjegjësi e KFOR-it të zhbllokojë Veriun, por KFOR-i duket se po i kërkon serbëve, që t`i heqin vetë barrikadat.
 

Zëdhënësi i KFOR-it, Ralf Adametz ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është e pandryshuar dhe se njerëzit janë paqësorë.
“Ne po i japim kohë politikanëve që të kryejnë negociata. Po presim nga nivelet e larta. Ne nuk jemi politikanë dhe nuk po kryejmë kurrfarë negociatash me njerëzit në barrikada”, është shprehur Adametz.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›