E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushqimet afrodiziake, Seksi fillon nga kuzhina

TIRANE- Ftojeni në shtëpinë tuaj për darkë një djalë apo vajzë që ju pëlqen apo thjesht edhe partnerin tuaj për një darkë intime, ku mund të ndiheni të lirshëm dhe të kënaqeni nën dritën e qirinjve. Së pari duhet të krijoni një mjedis të këndshëm dhe të mësoni të gatuani. Sigurisht që ky është vetëm justifikimi, pasi kjo është paraloja, më pas vjen muzika e ëmbël që penetron në veshët tuaj dhe përtypja e ushqimit që ju çon drejt momenteve intime...!
Ushqimet afrodiziake
Nga sushi që nxit dëshirën seksuale të grave, të kokrra e grurit që rrit seksualitetin mashkullor, ushqimet vërtetojnë se janë një dietë e garantuar për të pasur një eros sa më jetëgjatë në çift.
Ka erëza, pije dhe ushqimet, të cilat janë quajtur zakonisht “aphrodisiacs”, që janë në gjendje të frymëzojnë ose të rrisin dëshirën seksuale. Shpesh disa ushqime, aroma dhe pije janë të këndshme për trurin, sa edhe për organet seksuale. Prej kohësh njerëzit flasin për disa ushqime që i atribuojnë njeriut një nxitje të epshit, dhe kjo falë ushqimeve afrodiziake. Fjala “epsh” vjen nga perëndesha greke e dashurisë, Afërdita, që nxit magjinë e ndjenjës së zjarrtë dhe seksit tek çiftet e reja. Legjendat tregojnë se Montezuma II, sundimtar i njohur Astek gjatë pushtimit spanjoll të Meksikës, pinte 50 gota çokollatë në ditë për të përmbushur të gjitha dëshirat e haremit të tij. Dhe nëse mendoni se në zgjedhjet tuaja bëhet fjalë vetëm për një person të vetëm, nuk ka pikë dyshimi që duke përdorur recetat me ushqime afrodiziake do t’ia arrini qëllimit.
Joshja e mishit
Jeni gati për të shkuar për darkë me atë? Porosit një biftek. Kjo është prirje e re në Shtetet e Bashkuara. Gazeta ‘New York Times’ shkruan se në fakt të konsumosh mish gjatë njohjes me një mashkull, do të dërgosh një mesazh te partneri që dekodifikohet: “Unë jam një grua”. Sigurisht që do të dukeshit më elegante nëse do ta shoqëronit me një sallatë, e cila rrit entuziazmin kur jeni duke konsumuar mish të kuq, që në vetvete tregon një vetëpranim nga ana e partnerit, se ai është gati për një aventurë të bukur dhe pasionante që për ju sapo ka filluar.
Luleshtrydhet
Mos harrojmë reputacionin që kanë ëmbëlsirat dhe frutat! Ju propozojmë mjaltin, kosin dhe çokollatën, të cilat nëse do t’i shoqëroni me luleshtrydhe apo rrush, gjëndrat endokrine dhe sistemi nervor do të orientohet në mënyrë direkte tek dëshirat tuaja seksuale, që nxiten në mënyrë të papritur nga këto produkte. Sekreti te konsumi i luleshtrydhes qëndron tek sasitë e madhe të vitaminës C që përmban ky frut, mangësitë e së cilës në organizëm mund të çojnë deri në sterilitet. Luleshtrydhet në fakt, përmbajnë më shumë vitaminë C se te fruta dhe agrumet e tjera, dhe nëse do t’i shijoni sa më mirë konsumojini natyrale.
Soja
Soja është konsideruar shpesh që një element alternativë për zëvendësimin e hormoneve për gratë që janë në terapi gjatë menopauzës. Duket se proteinat e sojës mbajnë gati receptorët e estrogjenit për të luftuar simptomat menopauzale, duke përfshirë edhe humbjen e dëshirës seksuale, që shoqërohet me humbjen e afshit dhe thatësirë vaginale. Në listën e produkteve afrodiziake janë selinoja, kërpudhat, rrushi, speci i kuq, të cilat rrisin dukshëm dëshirën seksuale dhe janë shumë të efektshme.
Drithërat dhe ushqimet e detit
Por, edhe produktet e detit të familjes së butakëve kanë veti që ndezin dëshirat humane, mes tyre midhjet dhe gaforret, edhe pse mund të duken paksa të shtrenjta e bëjnë efektin. Studimet kanë treguar se tek këto produkte ka një sasi të konsiderueshme të zinkut, i cili është një burim i rëndësishëm dhe i pashtershëm që nxit në mënyrë të jashtëzakonshme prodhimin e hormoneve, për të sjellë tek çiftet një ndjenjë sa më të flaktë dhe momente krejt të veçanta, që e kanë zanafillën nga produktet e detit. Mos harrojmë edhe efektin e drithërave. Familja e drithërave, si farat e lulediellit dhe arrat përmbajnë zink, një mineral që ndihmon zgjimit mashkullor. Tek burrat në fakt, mungesa e këtij minerali duket të jetë i lidhur me prodhimin apo reduktimin e ujit që ndihmon ose pengon gjëndrat seksuale. Prostata shpesh kthehet në një makth për burrat, por nëse do të konsumoni më shumë këto produkte që thamë më lart të jeni të sigurt se organizmi do të ketë sasinë e nevojshme të zinkut që ndihmon për prodhimin në organizëm të testosteronit.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›