Kosovë, KFOR-i heq një barrikadë në Jarinjë

Trupat amerikane të KFOR-it në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë zhvendosur një barrikadë në veriun e Kosovës në afërsi të vendkalimit Jarinjë.
Serbët kanë rezistuar duke mos u tërhequr nga barrikada, mirëpo KFOR-i ka përdorur gaz lotësjellës për të bërë të mundur shpërndarjen e turmës. Në këtë incident janë arrestuar dy serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë.
Menjëherë pas vënies në kontroll të kësaj barrikade, serbët kanë shkarkuar zhavor në një distancë më të largët duke krijuar një barrikadë të re.
Ushtarët e KFOR-it kanë zhbllokuar edhe dy rrugë alternative në afërsi të vendkalimit Jarinjë dhe lumit Ibër, që çojnë drejt Leposaviçit dhe Rashkës.