Maqedoni, Thaçi refuzon aleancën me RDK-në

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka përjashtuar një bashkimin të opozitës, duke nënvizuar se nuk do të bashkëpunojë me RDK-në, si një nga partitë e dyta opozitare parlamentare.
Ai në deklaratën e tij ka theksuar se ka qënë lideri i RDK-së Rufi Osmaniai i cili ka refuzuar bashkëpunimin.
"Unë nuk do të lejoj që Osmani të bëjë pazar me PDSH-në para zgjedhjeve lokale", theksoi Thaçi.
Ditët e fundit ishin shtuar zërat për një bashkëveprim dhe unitet midis partive opozitare dhe se një gjë e tillë ishte paralajmëruar nga kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Nga ana tjetër, RDK pritet të sqarojë vendimin e saj dhe deklarimet e kreut të PDSH-së, dhe nëse bëhet fjalë për refuzim të bashkëpunimit opozitar.