Berisha: Dita e Mësuesit, ditë e mbarë shoqërisë
Arsimtarët e pranishëm në takim, e falënderuan kryeministrin Berisha për përpjekjet e qeverisë, në kuadër të mbështetjes së arsimit dhe të mësuesve.
Kryeministri Berisha, duke cilësuar këtë festë, si një ditë jo vetëm të mësuesve, por të të gjithë shoqërisë shqiptare, i garantoi ata se procesi i ndërmarrë katër vite më parë, për një arsim modern në Shqipëri, nuk do të ketë të ndalur, duke pasur në epiqendër figurën e arsimtarit.
"Në këtë proces, njëlloj si në fillim edhe sot, ne në epiqendër do të mbajmë arsimtarin, formimin e tij, trajtimin dhe kushtet e tij, sepse arsimtari është me një mision shumë të rëndësishëm e delikat dhe shoqëria duhet ta ndihmojë atë, në interesin e saj, më të mirë, për ta përmbushur sa më me dinjitet dhe sa më mirë. Nëpërmjet arsimimit dhe arsimit dhe ndryshimit të tij, ne jemi të bindur se kjo është rruga më e shpejtë, më e sigurtë, për t’u ndarë nga prapambetja shekullore që ne kemi trashëguar”, u shpreh kryeministri shqiptar.