E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, rrëshqitjet e dheut dëmtojnë 7 shtëpi

Dëmtimet në fshatin Dorës i ka konfirmuar nënprefektja e Librazhdit, Mimoza Qyra. “Dy shtëpi të ndërtuara para katër vjetësh janë shembur plotësisht natën e djeshme dhe pesë të tjera janë bërë të pabanueshme. Shirat e rënë ditët e fundit kanë bërë që sipërfaqja e tokës ku janë vendosur këto banesa të rrëshqasë pjesë-pjesë dhe banorët e kanë kaluar mbrëmë natën tek të afërmit e tyre”, pohon Qyra.

Mësohet se mëngjesin e sotëm janë nisur për në vendin e ngjarjes dy deputetët, Rrahim Çota dhe Taulant Balla. Të shoqëruar edhe nga specialistë të prefekturës, ata kanë evidentuar banesat e shembura dhe të tjerat që janë në rrezik, ndërkohe që po punohet për përllogaritjet e dëmeve financiare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›