E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 4 të mitur helmohen aksidentalisht me bar miu

Fëmijët i përkasin dy familjeve me mbiemrin Petrela, dhe janë të moshës 2-5 vjeç. Helmi është gjetur nga të miturit tek plehrat e shtëpisë, ku po luanin jashtë përkujdesjes së familjarëve.

Ata i kanë dërguar menjëherë fëmijët në spitalin rajonal të Elbasanit, dhe më pas dy prej tyre janë nisur me urgjencë për në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë (QSUT), pasi gjendja e tyre u konsiderua më e rëndë se e dy fëmijëve të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›