E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, forcat qeveritare zmbrapsin rebelët

Forcat qeveritare siriane kanë vazhduar sulmet mbi zonat e mbajtura nga rebelët në qytetin e dytë më të madh të Aleppos.

Sipas zyrtarëve sirianë, një prej zonave, Salah Al-Din, është rimarrë nga forcat qeveritare, por nga ana tjetër rebelët thonë se beteja është ende në vazhdim e sipër.

Vëzhguesit e OKB-së kanë raportuar një rritje të shpejtë të dhunës në qytet. Gjeneral Lejtnant Gaye tha se ai ishte dëshmitar i dëmeve serioze të shkaktuara nga bombardimet dhe luftimet në qytetin e afërt të Rastan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›